Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë njofton se gjatë 24 orëve të fundit janë testuar gjithsej 1057 persona të dyshuar per koronavirus, prej të cilëve rezultojnë 234 raste pozitive.

Mesohet se brenda 24 orëve janë raportuar 4 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prizren 2 raste (90, 59 vjeç), Malishevë 1 rast (55 vjeç), Prishtinë 1 rast (89 vjeç).

Numri total i rasteve pozitive është 51.965 raste nga 187.088 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.344 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 420 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 42.635 raste, kurse numri i rasteve aktive është 7.986.

Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 125 raste, Prizren 31 raste, Fushë-Kosovë 13 raste, Mitrovicë 13 raste, Vushtrri 9 raste, Gjakovë 8 raste, Lipjan 6 raste, Malishevë 4 raste, Podujevë 4 raste, Drenas 3 raste, Ferizaj 3 raste, Dragash 2 raste, Gjilan 2 raste, Rahovec 2 raste dhe me nga nje rast komunat Graçanicë, Istog, Kamenicë, Kaçanik, Pejë, Shtime, Skenderaj, Suharekë dhe Viti.