Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka bërë një njoftim për të gjithë ata që janë të interesuar të studiojnë në SHBA.

Në një njoftim të bërë në faqen zyrtare në “Facebook”, ambasada e SHBA thotë se njofton mundësi akademike për shqiptarët me apo pa diplomë përmes programeve tona prestigjioze Fulbright dhe Humphrey.

Mësohet se stafi i ambasadës organizon seancën e radhës informuese jo-virtuale të martën, më 31 maj, nga ora 15:30 deri në 17:00 në Këndin Amerikan në Tiranë.

Ndërsa seanca e fundit virtuale e informacionit do të mbahet të martën, më 7 qershor.

“Jeni të interesuar të studioni në Shtetet e Bashkuara? Ambasada e SHBA ofron mundësi akademike (me dhe pa diplomë) për shqiptarët përmes programeve tona prestigjioze Fulbright dhe Humphrey. Zyra jonë për Marrëdhëniet me Publikun po zhvillon seanca informuese për vitin akademik 2023-2024. Stafi ynë organizon seancën e radhës informuese jo-virtuale të martën, më 31 maj, nga ora 15:30 deri në 17:00 në Këndin Amerikan në Tiranë. Të gjithë të interesuarit për të ndjekur një seancë virtuale mund të regjistrohen këtu: https://bit.ly/3wW3Ijw

Seanca jonë e fundit virtuale e informacionit do të mbahet të martën, më 7 qershor. Bashkohuni me ne për të mësuar më shumë rreth këtyre mundësive të mahnitshme për të studiuar në Shtetet e Bashkuara!’’,-njofton ambasada e SHBA në Tiranë.