Të tjera dëshmi tronditëse dalin në dritë në lidhje me historinë e nuses që u kap mat me të dashurin në krevatin bashkëshortor. Në emisionin “Me zemër të hapur” në News24 nusja e re nga Librazhdi tha se djalin me të cilin u kap mat në dhomën e gjumit e kishte njohur 1 muaj e gjysmë më parë. Ajo tha se i dashuri nuk e dinte që ajo ishte e martuar.
Ajo gjithashtu ka treguar se si u njoh me të shoqin. Sipas të resë, atë e kanë bindur që të martohet në moshë të re dhe i shoqi i kishte thënë që nuk kishte qenë asnjëherë i fejuar apo i lidhur.
Ajo tha se prej 2 vitesh bashkëshorti ndodhet në Gjermani dhe se martesën nuk e kanë shijuar, pasi dhe koha e qëndrimit të tij ka qenë e pakët. Ndër të tjera, e reja thekson se atë e morën për t’i shërbyer prindërve të djalit.
“Kemi pyetur. Ai më thotë që s’kam qenë as i fejuar as i martuar, ka punuar. Më ka thënë që s’ka qenë asnjëherë i lidhur. Ma mbushi mendjen. Unë kam qenë në distancë me të. Një muaj qëndronte dhe ikte. Nuk është se e kemi shijuar. Edhe kur ishte këtu më shumë rrinte nëpër lokale. Unë qëndroja me vjehrrën dhe vjehrrin.
Donin të më bënin shërbëtore. Ato më fejuan që të bëja punët. Unë punoja dhe tokën, punoja dhe në shtëpi, unë aq fuqi kisha. Ata donin dikë që t’i shërbente. Këtë e kam kuptuar vetë. Banesa është blerë në emër të vjehrrit. Unë vetëm flija te shtëpia ime, ndërsa të gjitha gjërat e tjera i bëja te to”, tha e reja.
Nusja e re 20-vjeçare ka treguar dhunën barbare fizike dhe psikologjike që është ushtruar ndaj saj.
E reja tha se ishte dhunuar me shkop dhe nxirë në të gjithë trupin. Po ashtu ajo tha se vjehrra e kishte kapur prej flokësh.
Ndërkohë që e gjithë skena e turpshme ishte filmuar nga kunati i saj, djali i vogël i shtëpisë.
Atë natë je dhunuar?
Po vjehrri, vjehrra. Më kapi vjehrra prej flokësh, gjyshi. Të gjithë. Janë kunati, komshinjtë…të gjithë.
Kush e filmoi këtë episod?
Kunati. Djali i vogël! Ai jeton me prindërit.