Një video e bërë virale në rrjete sociale tregonte tradhtinë që nusja i bënte të shoqit emigrant dhe familjarët e djalit që kërcënonin dhe dhunonin të renë për aktin e bërë.

Ata u përplasën “live” këtë të hënë në emisionin “Me Zemër të Hapur”.
E reja tha se videon nuk e ka bërë ajo publike, ndërsa i kërkoi llogari nuses së djalit se përse e bëri atë.

Ndërkohë, vajza u shpreh se nuk e priste të bënte atë, ndërkohë shtoi se Zoti do marri hak për të.

Vjehrra: Djali e përjetoi shumë keq. Mos më pyet fare. Pse ma bëri atë? Pyesja djalin nëse kishin probleme, e më thoshte që jo.

Vajza: Pse ma bëtë atë gjë, të ketë turp!

Vjehrra: Turpin ta keni vetë që më futët atë në shtëpi, jo unë ty.

Vajza: Ka për të ardhur nga Zoti, kaq po të them.

Vjehrra: Nëse e kam unë fajin më ardhë nga Zoti.