Kati i fundit i një banese tre katëshe në Institut, Tiranë është përfshirë nga flakët.
Policia njofton se zjarri është shkaktuar nga shërthimi i një bombule gazi, si pasojë ka vetëm dëme materiale.
Në vendngjarje ndodhen forcat zjarrfikëse të cilat po punojnë për fikjen e zjarrit.
Njoftimi i policisë:
Tiranë/Informacion paraprak
Me datë 30.05.2022, në Institut, si pasojë e shpërthimit të një bombule gazi, ka rënë zjarr në katin e fundit të një banese tre katëshe dhe ka vetëm dëme materiale.
Në vendngjarje ndodhen forcat zjarrfikëse të cilat po punojnë për fikjen e zjarrit.
Vijon puna nga grupi hetimor për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.





