Një 74- vjeçare  është gjetur ditën e sotme e varur në oborrin e banesës së saj në Delvinë.

Kanë qene familjarët ata që kanë gjetur të moshuarën me inicialet N.H., ndërsa nga këqyrja paraprake e trupit të viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune.

Policia bën me dije se grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.