Babai i 20-vjeçares nga Librazhdi e cila u kap nga vjehrri e vjehrra në dhomë me të dashurin dhe video e këtij momenti u bë virale në internet, ka folur sot për herë të parë në emisionin “Me zemër të hapur”.
“Atë natë erdhi xhaxhallaët e krushkut, I thashë ca ka ndodhur. Vajza atë ditë kishe ikur se më tha që “më ka thënë burri shko te mami te babi bëj ndonjë punë atje”.
Vajza ishte e fejuar me kurorëzim me celebrim, prisnim të bënim dasmën. Ai (i fejuari) thoshte do vij në gusht në korrik ka tre vjet që prisnim. Pagën që merrte vajza po e mblidhte për të bërë dasmën, se ekonomoinë e kemi të dobët.
Kur vinte burri vetëm atje shkonte vajza, ai vinte një herë në vit.
Atë natë po shkonte 12 e natës ora kur më morën, pa na njoftuar fare erdhën dy xhaxhallarët e krushkut erdhën e më morën. Vajzën e gjeta mbështjellë me një peshqir të vogël nga mesi e poshtë, lakuriq e gjeta në dhomën e saj, aty ishin vetëm 3 gra e mbi 10 burra që e shikonin e bënin video e shantazhonin.
Xhaxhallarët e krushkut ishin, kunati i vajzës, vëllai i dhëndrit, pallati ishte mbledhur aty.
Të dashurin e vajzës e mbanin në mbrojtje ai ishte i qetë i veshur. Vajza ka shenja dhune edhe sot”