Babai i 20-vjeçares nga Librazhdi që u dhunua nga vjehrri dhe vjehrra pasi e kanë me një djalë në dhomë ka deklaruar sot se e gjitha është një kurth ndaj të bijës.

Ai u shpreh se kur ka shkuar në spital pasi është njoftuar për gjendjen e vajzës ka dashur ta godasë djalin që ishte në dhomë me vajzën e tij, por familjarët e dhëndrit nuk e kanë lejuar.

 “Atë pjesë nuk e dimë. Mbase nuk i pëlqen nusja. Atë nuk e di tani. Djali ishte në emigrim. Djali ishte i lidhur më tepër me mamanë e vet. Unë tani kur erdhën më morën me makinë dhe vajtën aty. Pyeta atë që më mori a është gjallë apo jo. Nëna e vajzës bashkëshortja ime tha medet ça ka bërë vajze mos ka bërë ndonjë pisllëk.

Më tha krushku shiko çfarë ka bërë vajza ime. Vajza bie pa ndjenja. I bie koka mbrapa mbi pllaka. Ata ishin 10 veta që kishin rrethuar atë djalin që thonë që janë të dashur. U mata ta godas. Ata nuk më linin. I thashë a je burrë vriti të dy. A i kape. I thashë pse ishte çelësi nga jashtë i derës. Kur fle gjumë çelësi lihet brenda. Kush e hoqi çelësi. Kjo është e mirëinskenuar. E futën vajzën në kurth.

Na fëlliqën imazhin. Nuk ulëm dot me një shok me një gjë. Lamë punën. Unë djali dhe vajza u larguam nga shtëpia. Vajza e vogël është larguar nga shkolla. Ajo ngjarje nuk ndodhi në shtëpinë time por në shtëpinë e ish krushkut. Vajzën ata e kanë ndarë veç. Po bënin humor me vajzën time komisariati i policisë në atë orë të natës”, deklaroi ai.