Prokurorët e SPAK kanë marrë në pyetje të penduarin e drejtësisë Nuredin Dumani në lidhje me foton e nje zyrtari të policisë së Elbasanit. Imazhi në fjalë është gjetur në celularin e të arrestuarit për një seri vrasjesh ndërkohë që mësohet se Dumani nuk ka dhëne sqarime se përse e mbante foton në fjalë. Nga ana tjetër ish zyrtari I sektorit të hetimit në policinë e Elbasanit ka kërkuar mbrojtje por kërkesa e tij është refuzuar.
Fotografia e një ish zyrtari të sektorit të hetimit në policinë e Elbasanit e gjetur në celularin e të akuzuarit për disa vrasje Nuredin Dumani, ka alarmuar policinë dhe Prokurorinë e Posaçme.
Mësohet se i arrestuari për krim të organizuar nuk ka dhënë ndonjë sqarim në lidhje me foton e zyrtarit të policisë, duke mos shpjeguar se përse ajo ndodhej në memorjen e aparatit të tij, ndërkohë që në lidhje me këtë fakt ështe pyetur edhe bashkëpunëtori tjetër i drejtësisë Henrik Hoxha, i arrestuar bashkë me Dumanin.
Oficeri në fjalë që prej vitit 2019 transferuar në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë, ndërsa mësohet se pas këtij informacioni ai ka kërkuar mbrojtje. Kërkesa e tij nuk është realizuar të paktën deri tani nen argumentin se nuk ka rrezik.
Dëshmia e dhënë nga Nuredin Dumani pas arrestimit të tij në Fier, solli zbardhjen e disa ngjarjeve të rënda të ndodhura kryesisht në Elbasan, Durrës, Tiranë ku u lëshuar 32 urdhër-arreste, nga të cilat 14 jane ende të paegzekutuara pasi nuk u gjendën në banesa.
Mes të arrestuarve është edhe një efektiv i policisë së Lezhës, i cili më parë ka qënë në policinë e Elbasanit i cili dyshohet se ka ndikuar në tjetersimin e provave në ngjarjet ku ishte implikuar grupi i Nuredin Dumanit.
Prokuroria firmosi 32 urdhëra arresti por prej tyre u ekzekutuan vetëm 18 çka u bë shkak që Agjensia për Mbikqyrjen Policore të nisë hetimet me dyshimet se ka patur dekonspirim të operacionit. /oranews