Redjan Rraja, i akuzuar për atentatin ndaj prokurorit të Durrësit, Arjan Ndoja, ka mohuar akuzën në sallën e gjyqit.
Ai ka deklaruar se nuk lidhje me ngjarjen.
“S’kam asnjë lidhje me ngjarjen. Nuk e di si janë përdorur gjurmët e gishtave të mi, më janë marrë dy herë gjurmët e gishtave, një herë më janë marrë pa avokat. Më kanë marrë shumë rroba të miat në makinë pas arrestimit”.
Po sot, Gjykata e Posaçme delegjitimoi nga procesi një prej avokatëve të Rrajës, Alban Bengasi.
Ai është shpallur në kërkim nga SPAK për dosjen “Plumbi i artë” dhe ndaj tij ka një masë sigurie “arrest në burg”.