Autoritetet greke kanë ngritur alarmin për praninë e kandilëve të detit ngjyrë vjollcë në brigjet e këtij shteti.

Prej disa ditësh ata janë duke shpërndarë harta të pranisë së këtyre kandilëve, të cilët në rast të kontaktit me lëkurën shkaktojnë dëmtime të shumta për shkak të neurotoksinave që lëshojnë.

Referuar hartës së shpërndarë nga iNatural, kandili i detit vjollcë gjendet më së shumti në ishujt e Egjeut, megjithatë është hasur edhe në të paktën dy vende në bregdetin shqiptar.

Harta tregon se ai është hasur në bregdetin e Sarandës si edhe në atë të Vlorës. Mjekët këshillojnë më së shumti prindërit me fëmijë që të bëjnë kujdes në plazhe në rastet e kontaktit me këtë kandil pasi shkakton dëmtime të shumta në lëkurë.