E diela ka nisur me mot të kthjellët dhe temperatura të larta në të gjithë vendin.

Sipas Windy.com, e gjithë dita do të karakterizohet nga mot me diell në të gjithë vendin, veçanërisht në zonat bregdetare.

E njëjta situatë do të vazhdojë edhe në dy ditët e para të javës së ardhshme.

Ndërkohë të mërkurën, moti do të pësojë ndryshim, duke u karakterizuar me reshje shiu dhe rënie të temperaturave në disa zona të vendit.