Mbytet një adoleshent polak në pishinën e një hoteli në Vlorë.
Mësohet se turisti ka qenë duke notuar me prindërit. Në një moment, prindërit kanë dalë të pinë një cigare dhe kur janë kthyer e kanë gjetur të riun në fund të pishinës.
Kur ka mbërritur ambulanca, adoleshenti polak nuk ka shfaqur shenja jete.





