Në kuadër të operacionit policor antikanabis të koduar “TARGET”, është goditur një rast i kultivimit të bimëve narkotike.

Si rezultat i këtij operacioni është arrestuar në flagrancë, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narktotike” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, 50-vjeçari me iniciale Th.K , banues në fshatin Babje, Librazhd.

Gjatë kontrollit të ushtruar nga Policia në një sipërfaqe toke të pyllëzuar në afërsi të banesës së 50-vjeçarit, u gjetën 61 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa të kultivuara në tokë dhe 14 fidanë të dyshuar narkotikë cannabis sativa të kultivuar në vazo plastike, të cilët u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.  

U sekuestrua në cilësinë e provës materiale rreth 7.3 kg lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa. 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan, për veprime të mëtejshme./