Në vijim të informacionit për largimin nga banesa të 83-vjeçarit me iniciale P. P.
Policia bën me dije se në fshatin Kamenicë, Divjakë, u gjet trupi i pajetë i 83-vjeçarit.
Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune. Dyshohet se vdekja ka ardhur për shkaqe natyrale.
Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të vdekjes.





