Gazetari investigativ, Artan Hoxha ka folur për Edison Harizajn, një nga personat më të njohur të botës së krimit në Vlorë.
Artan Hoxha, i ftuar në emisionin “Në shënjestër”, tha se Harizaj u vra në një makinë të thjeshtë. Po ashtu, ai tregoi edhe një “ves” që kishte i ndjeri kur shoqërohej me vajza.
“Ai kishte dhe një ves, kishte qejf që të shoqërohej me femra të bukura dhe thoshte nuk e mbaj hekurin kur jam me to, se nuk kam qejf. OFL i gjeti në banesë makina të blinduara, por u vra në një mjet të thjeshtë. U eliminua barbarisht,“-tha ndër të tjera në fjalën e tij Hoxha.





