Gjykata dha masën arrest me burg për 43-vjeçarin Jorgo Golemin, i cili dy ditë me parë vrau me thikë 43-vjeçarin Kledi Koka në shëtitoren e Sarandës.
Shkak i ngjarjes sipas burimeve ishte bërë një sherr i ndodhur pak minuta para vrasjes mes Golemit e Kokës.
Këta të fundit ishin grindur me fjalë për vendparkimin e mjeteve lundruese në limanin e qytetit. Më pas Koka e ka goditur Golemin me sende të forta duke e gjakosur. Pak minuta më pas, Golemi me një thikë e ka qëlluar 43-vjeçarin një herë të vetme në shpinë.





