Një tjetër shkarkesë ka shkrumbuar katin e parë të një banese në fshatin Razëm.
Rrufeja ka djegur banesën në pronësi të Flamur Hoxhës, ndërkohë që fatmirësisht nuk ka dëme në njerëz.
Rasti vjen pas rrufesë në Malësinë e Madhe, në të cilën humbi jetën Arben Ivanaj 50-vjeç.
Rrufeja goditi edhe një banesë në Sarandë.





