Një aksident tragjik raportohet të ketë ndodhur në aksin rrugor Levan-Tepelenë.

Sipas burimeve, nga aksidenti kanë mbetur të vdekur dy persona dhe katër të tjerë janë plagosur.

Ndërkohë po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes së rëndë.