Dy persona u shpëtuan pasi ranë në depozitën plot me çokollatë të fabrikës “Mars M&M”, në Pensilvani të enjten.

Të dy punëtorët u transportuan për në spital për ndihmë mjekësore sipas ndihmësmbikëqyrësit Nick Schoenberger, raporton “CNN“.

SHBA/ Shpëtohen dy punëtorë në fabrikën Mars M&M,

“Një pacient u transportua nga toka ndërsa tjetri me helikopter nga ajri, por nuk dihet ende shkalla e lëndimeve të tyre,” tha ai.

Ekipi i ndërhyrjes së shpejtë ndërhyri menjëherë dhe arritën t’i nxirrnin ato duke çarë depozitën e çokollatës. Sipas autoriteteve, ende nuk dihet se si ato kanë rënë brenda.