Policia e Shtetit ka publikuar pamjet e pasurive që iu sekuestruan Gentian Sharrës në Elbasan.
Gentian Sharra është arrestuar në akuzën e grabitjeve me dhunë (aksion i disa ditëve më parë), ndërkohë që emri i tij doli në skenë pas dëshmisë së dhënë për SPAK nga Nuredin Dumani.
Sharra ka qenë personi që mori me qera servisin ku u modifikua furgoni me mbishkrimin ‘Hetimi Tatimor’, që u përdor në një prej grabitjeve miliona euroshe në aeroportin e Rinasit.
Sharra cilësohet edhe si mik i ngushtë me Talo Çelën të cilët sëbashku akuzohen si autorë të disa ngjarjeve kriminale. Në vitin 2013 ai ka qenë pjesë e grabitjes së ndodhur në banesën e shtetasit Hamit Haxhia. Sharra bashkë me Talo Çelën pretendonin se do grabisnin një shumë prej 200 mijë eurosh, ndërsa në këtë grabitje pjesëmarrës ishte edhe Nuredin Dumani.





