Dy persona kanë rënë në prangat e policisë pasi kanë goditur me sende të forta punonjësin e policisë në Gjirokastër.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Ura e Lumit” të këtij qyteti, ditën e djeshme.
Në vijim të veprimeve hetimore janë vënë në pranga 2 prej autorëve të dyshuar, shtetasit G. Zh., 35 vjeç dhe G. R., 22 vjeç, banues në Sarandë, si dhe janë shpallur në kërkim 2 të tjerët, shtetasit K. Zh., 23 vjeç dhe S. S., 30 vjeç, banues në Sarandë.
Vijon puna intensive për kapjen e 2 shtetasve të tjerë të shpallur në kërkim.





