Shqipëria do të jetë në ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike, duke bërë që moti të jetë i kthjellët me vranësira të lehta e kalimtare të jenë dominonte.

Kjo situatë meteorologjike do të vijojë edhe gjatë orëve në vijim ku kthjellimet do të jenë të pranishme pothuajse në të gjithë territorin, përjashtuar zonat verilindore dhe juglindore ku pritet zhvillim i vranësirave duke sjellë rrebeshe të izoluara shiu.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 12 gradë Celsius deri në 33 gradë Celsius.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 38 km/h nga drejtimi verior – veriperëndimor, duke krijuar në brigjet detare dallgëzim mbi 2 ballë.