Ashtu si çdo vit edhe këtë pranverë ka nisur pelegrinazhi në Kishën e Shna Ndout në Laç. Që nga sot mijëra qytetarë vizitojnë këtë kishë në Laç.  Janë 13 të marta që respektohen nga besimtarët për të mbërritur deri në ditën e Shna Ndout.

Pelegrinj të shumtë i janë drejtuar këtë të martë këtij vendi të shenjtë për të gjetur ngrohtësi shpirtërore, duke drejtuar lutjet e tyre për qetësi, shëndet, harmoni dhe begati.

Bëhet me dije se ka nisur fluksi i automjeteve duke bllokuar disa rrugë të qytetit.

Pritet që në orët në vijim të shtohen akoma më shume besimtarë, që do të ngjiten ne vendin e shenjte në përfundim te 13 ditëve të marta, e cila përkon me 13 qershorin, ditë e cila njihet si dita Shna Ndout të Padovës.