Është mbajtur nata finale e edicionit “Miss Shqiptarja në botë 2020”.
E para që u zgjodh në këtë event është Behare Maksutaj, bukuroshja nga Deçani e cila jeton në Zvicër.
Eventi i organizuar nga “Gecjan Group”, u transmetua në ekranin e “Radiotelevizionit 21” dhe në të morën pjesë vajza shqiptare nga e gjithë bota.
Beharja u zgjodh edhe “Miss Eleganca” mes 31 vajzave sa ishin në finale.





