Stilisti i njohur Pierre Cardin është ndarë nga jeta në moshën 98-vjeçare. Lajmin e hidhur e ka dhënë familja e stilistit të famshëm.

Ai ishte një stilist francez i natyralizuar, i lindur në Itali, i njohur për stilin e tij avangardë dhe modelet e tij të së ashtuquajturës Epoka Hapësinore.

Cardin preferonte forma dhe motive gjeometrike, shpesh duke injoruar formën femërore. Ai përparoi në modën unisex, ndonjëherë eksperimentale dhe jo gjithmonë praktike.