Tërmeti me magnitudë 6.4 Rihter që preku ditën e sotme Kroacinë, ka shënuar deri më tani 5 viktima dhe dhjetra të lënduar. Fillimisht policia konfirmoi se një vajzë 12-vjeçare humbi jetën nën rrënoja në qytetin Petrinja, ndërsa nga Glina mbërriti lajmi për katër persona të tjerë të vdekur, raporton “Reuters”.
Një informacion i tillë është konfirmuar dhe nga kryetari i Komunës së Glinës, Stjepan Kostanjević. Bëhet me dije se 2 nga 5 viktimat e regjistruara janë fëmijë.
Kujtojmë që mesditën e sotme zona e Petrinja-s në orën 12.19 u godit nga një tërmet i fuqishëm rreth 6.4 të shkallës Rihter.





