Ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka, jep lajmin e mirë për shqiptarët që jetojnë në Irlandë dhe Kanada, prej datës 20 qershor ata do të mund të marrin shërbime konsullore në Londër.
Gjithashtu për herë të parë dhe shqiptarët që jetojnë në Kanada do të mund të aplikojnë për dokumente dhe pasaporta biometrike si dhe letërnjoftime elektronike nga data 27 qershor në ambasadën e Shqipërisë në këtë shtet.
Njoftimi i ministres Xhaçka:
Një lajm i mirë për qytetarët shqiptarë që jetojnë në Irlandë dhe Kanada.
Duke filluar nga data 20 qershor, Ambasada Shqiptare në Londër në Bashkëpunim me Ministrinë e Brendshme dhe Kompaninë Aleat, do të fillojë ofrimin e shërbimeve konsullore për shqiptarët që jetojnë në Irlandë .
Gjithashtu, nga 27 qershori, për herë të parë Ambasada Shqiptare në Kanada do të fillojë të ofrojë shërbime për dokumente biometrike, pasaporta dhe letërnjoftime elektronike.
✅ MEPJ synon që me anë të projekteve të tilla të lehtësojë edhe më shumë jetesën e qytetarëve shqiptarë, kudo që ata ndodhen jashtë vendit.





