Pamjet e një polici ‘xurxull’ që konfliktohet me qytetarët kanë dalë në rrjetet sociale.
Në video shihet efektivi me kostumin e policisë, në gjendje të dehur i cili është kapur nga disa persona.
Këta të fundit e mbajnë të shtrënguar nga krahët duke e ofenduar.
Në video shihet se pranë efektivit është dhe kolegu i tij i cili thotë ‘Mos’!
Nuk dihet se si ka përfunduar ngjarja mes qytetarëve dhe efektivëve e nëse janë marrë masa për të dy protagonistët. Po ashtu, nuk dihet nëse video e xhiruar është e ditëve të fundit apo dhuna ndaj efektivit ka ndodhur më herët ndërsa video është bërë publike në rrjete.
@shqiptariofficial ♬ original sound – SHQIPTARI OFFICIAL





