Një aksident ka ndodhur pasditen e së dielës në qytetin e Sarandës. Një makinë ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në oborrin e një shtëpie.

Si pasojë e aksidentit ka patur vetëm dëme materiale, nuk ka patur persona të lënduar.

Shkak i aksidentit dyshohet të jetë shpejtësia e lartë me të cilën udhëtonin dy të rinjtë.