Një aksident masiv ka ndodhur këtë mbrëmje pranë zonës së Astirit, në Tiranë. Në përplasje jane perfshire disa mjete, mes tyre dhe një taksi.
Por, vetëm njëra nga makinat ka pësuar dëme të mëdha dhe është përmbysur. Në vendin e ngjarjes ka shkuar edhe auto-ambulanca, por nuk dihet nëse ka persona të plagosur.
Nga ana e policisë së Tiranës nuk ka ende një njoftim në lidhje me ngjarjen në fjalë.






