Një aksident rrugor ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Kamëz, ku një mjet tip “Range Rover” është përmbysur në rrugë.
Nga të dhënat paraprake raportohet se është plagosur rëndë një person, ndërsa shkak i aksidentit dyshohet se ka qenë shpejtësia e lartë, me të cilën lëvizte makina.
Policia ka mbërritur në vendngjarje, ndërsa nuk dihet ende nëse ka pasur persona të tjerë brenda mjetit. Aksidenti ka shkaktuar trafik të rënduar në rrugë.





