Ka nisur në orën 11:00 me ceremoni zyrtare nga Garda Kombëtare e Kosovës pritja e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama.
Sot në Prishtinë mbahet mbledhja e tetë e qeverive të Kosovës dhe Shqipërisë, ndërsa siç shihet nga pamjet nje tapet i kuq eshte vendosur ne vendin ku kaloi kryeministri Edi Rama.
Zyra e Kryeministrit të Kosovës ka njoftuar të dielën për agjendën e sotme.
Pritja dhe mbledhja do të mbahen në një hotel në kryeqytet, ku delegacioni i Qeverisë shqiptare pritet të arrijë aty në orën 10:45, ndërsa në orën 11:00 është planifikuar pritja e kryeministrit Edi Rama nga kryeministri Albin Kurti.
Mbledhja e dy qeverive do të fillojë në orën 11:15, teksa më pas është planifikuar një konferencë për shtyp.
Mbledhja e fundit e dy qeverive ishte mbajtur në nëntor të vitit të kaluar në Elbasan, ku ishin nënshkruar 13 marrëveshje.





