47-vjeçari Gazmend Xh. është vënë në prangat e Policisë pasi ka dhunuar fizikisht vajzën e tij të mitur 12-vjeçare, të cilën dyshohet se edhe e ka ngacmuar seksualisht rreth 1 vit më parë.

Gjatë pyetjeve në prani të psikologut rezultoi që kishte abuzuar me të miturën duke e prekur dhe ngacmuar por nuk ka kryer marrëdhënie.

Materialet i kaluan Prokurorive të Rretheve Gjyqësore Korçë dhe Pogradec, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i Policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Devoll bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit G. Xh., 47 vjeç, banues në një fshat të Njësisë Administrative Qendër, Devoll, pasi në qytetin e Bilishtit ka dhunuar fizikisht vajzën e tij të mitur 12-vjeçare, të cilën dyshohet edhe se e ka ngacmuar seksualisht rreth 1 vit më parë.