Një automjet është përfshirë nga flakët në ecje e sipër në autostraden Fier-Vlorë, pranë vendit të quajtur Pusi i Mezinit.
Mësohet se automjeti është përfshirë nga flakët për shkak të një defekti.
Drejtuesi i mjetit “Hyundai” ka arritur të dalë në kohë nga mjeti duke i shpëtuar flakëve.
Njoftimi i policisë:
Vlorë/ Informacion paraprak
Sot rreth orës 15:10, në autostradën Fier-Vlorë, ka marrë flakë, në ecje e sipër, automjeti tip “Hyundai” me drejtues shtetasin A. K, ku janë shkaktuar vetëm dëme materiale.
Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një defekti në mjet.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.





