Policia e Shtetit ka arrestuar një shtetas turk, i cili i fshihej drejtësisë së vendit të tij në Pogradec.
Bëhet fjalë për Salih Akkurt, një 42-vjeçar nga Konya, i shumëkërkuar nga drejtësia turke, i dënuar me 21 vite burgim dhe i larguar nga vendi i vuajtjes së dënimit.
42-vjeçari, nga Konya e Turqisë është i dënuar për veprën penale “Mashtrimi i rëndë, duke përdorur sistemet informative të bankave dhe të kartave të kredit”.
42-vjeçarit i kanë mbetur për të kryer edhe 10 vite burgim, ndaj dhe do ekstradohet drejt vendit të tij.
Për t’u maskuar, ky shtetas mashtronte qytetarët përmes ushtrimit të profesionit të fizioterapistit.
Gjatë kontrollit fizik të këtij shtetasi, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan çeqe në shuma të mëdha monetare.
Vijojnë procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Turqisë.





