Djali 18-vjeçar i miliarderit amerikan Elon Musk ka paraqitur kërkesën e tij në një gjykatë në SHBA për të ndryshuar ligjërisht gjininë dhe mbiemrin.

Xavier Musk dorëzoi dokumentet në Santa Monica, në Kaliforni ku kërkoi të njihej si Vivian Jenna Wilson. Adoleshentja transgjinore shpjegoi se dëshiron të marrë mbiemrin e nënës si një mënyrë për t’u shkëputur nga babai i tij.

Unë nuk jetoj më me të dhe nuk dëshiroj të jem më i lidhur me babanë tim biologjik në asnjë mënyrë apo  formë”, mësohet të ketë thënë Xavier.

Musk ka qënë i martuar me nënën e tij dhe nga marrëdhënia e tyre erdhën në jetë binjakët  Xavier dhe Griffin  dhe më vonë  trenjakët: Damian, Kai dhe Saxon, tani 16 vjeç.

Pesë djemtë adoleshentë kanë mbajtur një profil mjaft të ulët publik, pavarësisht se babai i tyre ka kujdestarinë e përbashkët. Është e paqartë se çfarë fshihet pas refuzimit të Vivian ndaj babait në një mënyrë kaq publike.

Musk është kritikuar muajt e fundit për komentet që disa pretendonin se ishin transfobike. Ai u ankua për njerëzit që përdornin përemrat asnjanës, teksa javën e kaluar, në përgjigje të një artikulli që diskutonte nëse pyetja “Çfarë është një grua” ishte legjitime, Musk shkroi në Twitter: “Na thuhet në të njëjtën kohë se dallimet gjinore nuk ekzistojnë dhe se gjinitë janë aq thellësisht të ndryshme sa operacioni i pakthyeshëm është i vetmi opsion. Ndoshta dikush më i mençur se unë mund ta shpjegojë këtë.”

Musk ka këmbëngulur gjithashtu se ai është plotësisht pro të drejtave LGBT dhe citon faktin që Tesla kryeson në listat e vendeve më të mira për personat LGBT për të punuar.