Kthesa që marrë  kurba e të infektuarve me Covid ka alarmuar shumë vende në Europë dhe Amerikë, pasi përveç rasteve të të infektuarve, është rritur numri i të shtruarve në spitale sidomos për moshat pediatrike.

Fatmirësisht në Shqipëri kjo nuk është reflektuar tek të vegjlit, përveç shtimit të të infektuarve tek të rriturit. Virologë në të gjithë botën, tanimë kanë kthyer vëmendjen te fëmijët, pasi mutacionet që mund të pësojë virusi, pritet të prekin pikërisht të vegjëlit, pasi ata nuk janë vaksinuar.

Në Shqipëri, është rekomanduar deri më tani të vaksinohen fëmijë të moshës 12 vjeç e lart, por skepticizmi i prindërve ndaj vaksinës ka bërë që numri i fëmijëve të vaksinuar të jetë shumë i ulët, pothuajse i pakonsiderueshëm.

Mund të jenë vaksinuar vetëm ata fëmijë që kanë patologji të veçanta. Por para pak ditësh, Qendra për kontrollin dhe parandalimin e sëmundjeve në Amerikë rekomandoi vaksinim anti Covid edhe te fëmijë të moshave 6 muaj deri 6 vjeç, për t’i paraprirë një situate qe mund të përkeqësohet më tej për shkak të mutacioneve që ndodhin dhe nuk dihet se çfarë do të sjellë vjeshta./TCH