Ish-drejtori i Ujësjellës-Kanalizime në Kurbin, Alfred Prodani i arrestuar në fillim të muajit maj për vjedhje në Spanjë, do të ekstradohet drejt këtij shteti për t’u përballur me drejtësinë.
Pas përfundimit të afatit të paraburgimi 40-ditor, Gjykata e Kurbinit ndryshoj masën e sigurisë për 41-vjeçarin, duke e lënë në burg pa afat, ndërsa vijojnë procedurat për ekstradimin drejt shtetit Spanjoll.
Menjëherë pas arrestimit, autoritetet spanjolle sollën dosjen hetimore dhe provat që e implikojnë Prodanin në disa episode vjedhjeje, duke detyruar togat e zeza në Kurbin që ta mbajne ne burg Prodanin me qëllim ekstradimi.
Ish-drejtori i Ujësjellës-Kanalizime në Kurbin, Alfred Prodani u arrestua nga policia më 7 maj pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për vjedhje në Spanjë. Operacioni policor i koduar “Coruna” u finalizua nga forcat policore të Komisariatit të Policisë Kurbin, në bashkëpunim me INTERPOL Tirana.
41-vjeçari banues në Kurbin, u prangos më datë 07.05.2022 pa bërë rezistence në qytetin e Laçit, ndërsa ndalimi i tij u bë me qëllim ekstradimi drejt Spanjës.
Ai ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata Coruna/Spanjë, në vitin 2013, ka lëshuar urdhër arresti ndërkombëtar, për veprën penale “Vjedhja me dhunë”, parashikuar nga Kodi Penal i Spanjës”.
Prej 9 vitesh Alfred Prodani mbante postin e Drejtorit të Ujësjellës-Kanalizime në Kurbin, si përfaqësues i Partisë Socialiste.





