Adhurimi për figurat politike shpesh shkon në ekstrem, aq sa dikush zgjedh t’i bëjë tatuazh.

Një i ri nga Durrësi, dashurinë për kryeministrin Edi Rama ka vendosur ta “përkthejë” në një tatuazh në shpinën e tij.

Siç duket qartë edhe nga kjo foto që po publikojmë, i riu ka stolisur shpinën e tij me foton e kreut të ekzekutivit.

Sipas tij, procesi i ka marrë rreth 10 ditë deri në finalizim.

Portreti i Ramës i ka zënë të riut, që nuk preferon të identifikohet, të gjithë hapësirën e shpatullave.