Nëna e ish-presidentit Hashim Thaçi, Hyra Thaçi, raportohet të jetë shtruar në Klinikën Infektive në Kosovë.

Ajo ka rezultuar pozitive me Covid-19. Mediat në Kosovë raportojnë se gjendja e saj shëndetësore është e qëndrueshme. Megjithëse kishte disa ditë që ishte e infektuar, së fundmi, zonja Thaçi ka qenë në gjendje të përkeqësuar.

Për këtë arsye, është kërkuar edhe një trajtim më i specializuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, konkretisht në Klinikën Infektive.

Infektivi sqaron se Hyra Thaçi u shtrua për shkak të përkeqësimit të gjendjes shëndetësore, ndërsa mjekët shtojnë se ajo tashmë është në gjendje shëndetësore të stabilizuar.