Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Sarandë, ku një 62-vjeçar është gjetur i vetvarur në një shtyllë.

Sarandë/Informacion paraprak

Sot, rreth orës 14:50 , në fshatin Vrrine, është gjetur i vetvarur, në një shtyllë shtetasi K. G., 62 vjeç, banues në Sarandë.

Nga kqyrja paraprake e trupit të viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune.

Grupi hetimor po kryen veprimet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.