Një sasi tritoli është vendosur poshtë gomës së parë të mjetit të drejtoreshës së Operatorit të Kujdesit Shëndetësor (OSHKSH).
Mësohet se lënda plasëse është shpërthyer me telekomandim nga forcat xheniere.
“Rreth orës 16:00, jemi njoftuar se në lagjen “Vojo Kushi” Shkodër, në anë të rrugës, është konstatuar një pako, brenda së cilës, nuk dihet ende, se çfarë materiali/esh ka. Shërbimet e Policisë kanë vendosur perimetrin e sigurisë në vendngjarje dhe po verifikojnë rastin. Janë njoftuar forcat xheniere, për të kryer veprimet e mëtejshme,”- njoftoi policia.





