Është publikuar fotoja e drejtoreshës së Operatorit të Kujdesit Shëndetësor në Shkodër, Suida Kukës, të cilës iu vu eksploziv në mjetin e saj personal tip “Range Rover”.

Ngjarja ndodhi pasditen e sotme, ku policia rrethoi menjëherë zonën, ndërsa forcat xheniere nga Tirana bënë shpërthimin e kontrolluar të lëndës plasëse.

Kush është Suida Kuka?

Suida Kuka aktualisht mban postin e Drejtoreshës së Operatorit të Kujdesit Shëndetësor, post të cilin e mori në maj të këtij viti.

Ndërsa më herët Suida Kuka për më shumë se 1 vit ishte drejtore e Njësisë Vendore të Kujdesit Shëndetësor.