Meteorologia Lajda Porja, flet për rritje të ndjeshme të temperaturave në ditët në vijim, ku si vlerat më minimale përmendi 17-18 gradë në Korçë dhe Ersekë.

Teksa ka folur për mediar, Porja tha se në mesditë do të ketë rritje të madhe temperaturash duke kapur edhe 39 gradë celcius, ndërsa shtoi se në zona të izoluara do të shkojnë edhe 40 gradë.

Si zonat me temperaturat më të nxehta përmendi Shkodrën, Elbasanin, Tiranën, Beratin, Gjirokastrën, Kuçovën, Lushnjën dhe Fierin, ndërsa në veri, përmendi se në Kukës dhe në Has temperatura do të shkojë 36-37 gradë celcius.

Vija bregdetare do të jetë me temperaturë 34-37 gradë, ku Saranda dhe Ksamili do të shënojnë vlerat më të larta. Valët e të nxehtit do të qëndrojnë deri në 4-5 korrik.

Nesër do të ketë një rënie me 1 apo 2 gradë por do rritet sërish të premten dhe do të mbetemi me temperatura 37, 38 dhe 39 gradë. Në zona të izoluara verilindore mund të ketë ndonjë reshje.

Na pret një periudhë e gjatë, e thatë dhe e nxehtë, deri 6 korrik. Më pas do të ketë një përmirësim të dukshëm në 6 korrik me vlera 35 dhe 36 gradë.

Jemi futur në zonën e nxehtë ku korriku dhe gushti ka pasur herë pas here goditje nga valët e të nxehtit. Kemi pasur dy valë të nxehti afrikan në qershor dhe kjo nuk është një gjë e zakonshme.

Këshilloj që nga ora 11.00 deri në 14.30 që shënohet piku i vlerave ekstreme lëvizjet në ambiente të zhveshura mirë është të mos bëhen.

Flasim për vlera termike të matura në hije, ku nëse në Tiranë është temperatura 39 gradë, ndihet 4-5 gradë më shumë. Në Tiranë lagështia është më e lartë dhe i nxehti ndihet më shumë.