Të tjera detaje janë zbardhur lidhur me arrestimin e 6 anëtarëve të KZAZ-ve në Librazhd, dhe shpalljen në kërkim te dy të tjerëve.
Të arrestuarit janë përfaqësues të tre partive politike, PS, PD dhe LSI. Nga hetimet e Prokurorisë së Elbasanit, ka rezultuar se “Gjatë procesit të këqyrjes së mëpasshme të fletëve të votimit rezultoi se anëtarët e grupeve të numërimit që kanë numëruar votat për këto qendra, kanë shënuar në tabelën e rezultatit të grupit të numërimit numër më të vogël votash një apo më shumë kandidatë të subjekteve zgjedhorë dhe numër më të madh votash për një apo më shumë kandidatë të të njëjtit subjekt zgjedhor, krahasuar me numrin real të votave që u gjendën në kutinë e votimi”.
Konkretisht në qendrën e votimit nr.2796, për Kualicionin Partia Demokratike “Aleanca Per ndryshim” ka ndryshime votash. Janë konstatuar 38 vota për më shumë për kandidatin Lefter Geshtenja dhe minuse 38 vota për kandidatin Ardian Zeneli në krahasim me votat në kuti.