Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer rreth orës 22:45 mbrëmjen e së mërkurës në Sarandë.
Eksplozivi ishte vendosur në hyrjen e garazhit të një hoteli në pronësi të Mariel Muratit, aktualisht drejtor i Fondit të Sigurimit Shëndetësor në Sarandë.
Kjo është hera e dytë që hoteli në pronësi të z.Murati sulmohet me eksploziv.
Në shkurt të 2021 një shpërthim tritoli në hyrje të hotelit të tij ka shkatuar dëme materiale si dhe ka plagosur disa kalimtarë. Z. Murati ka mbajtur më parë postin e drejtorit të ALUIZNI-t, në Sarandë.





