Në 63-vjeçar është zhdukur në Fier. Ka qenë kunati i tij, i cili ka bërë kallëzimin në polici. Ai ka thënë se kunati 63-vjeçar ka dalë nga shtëpia në Mbyet dhe nuk është kthyer më.

“Në datën 29.06.2022, në Komisariatin e Policisë Fier, ka bërë kallëzim shtetasi M. L., 64 vjeç, banues në Fier, se është larguar nga banesa dhe nuk është kthyer më, kunati i tij, shtetasi G. A., 63 vjeç, banues në Mbyet, Fier”, njoftoi policia.

Uniformat blu thonë se po vijojnë punën për gjetjen e tij.