Gjykata e Elbasanit ka dhënë sot masën e sigurisë “arrest shtëpie” për dy ish-nëndrejtorët e Policisë së Elbasanit, Albet Nushi dhe Nikollaq Palla. Ata u akuzuan për shpërdorim detyre në lidhje me rastin e vrasjes së Pjerin Xhuvanit më 21 Prill të vitit të kaluar.
Albert Nushi ish-drejtor krimesh në Elbasan dhe nëndrejtor i policisë Berat është paraqitur në gjykatë ditën e sotme. Megjithatë pas përfundimit të seancës ai u shpreh se nuk është njohur me masën e sigurisë dhe nuk është përfaqësuar me avokat.
Gazetarja: U njohët me masën e sigurisë?
Albert Nushi: Jo nuk jam njohur!
Albert Nushi: U përfaqësuat me avokat?
Albert Nushi: Jo. Ikni tashi na lini rehat.
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore së bashku me Prokurorinë e Elbasanit kanë hetuar 2 nëndrejtorët dhe 6 punonjës policie të cilët ishin prezent ditën e krimit.