Moti i kthjellët dhe i nxehtë do të dominojë në të gjithë territorin e vendit duke bërë që në disa zona termometri të ngjitet deri në 39°C, por parashikohet që gjatë pasdites të këtë kalime vranësirash të lëhta nëpër të gjithë territorin e vendit ku më të dukshme vranësirat do të jënë në zonat malore veriore duke rrezikuar momente te shkurta me rrebeshe shiu. Po ashtu, edhe nata do të mbetet nën dominimin e motit të kthjellët dhe të nxehtë.
Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 17°C deri në 39°C.
Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtesi 28 km/h nga drejtimi perëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim të ulët.